Historia

70 vjet histori në farëra

Ne kemi zhvilluar një portofol të bimëve të arave dhe perimeve që plotëson nevojat e fermerit dhe e mbështesim atë për të përmirësuar rendimentin e tij dhe përfitimin e tij. Që nga viti 1995, kompania ka një plan në zgjerim të prodhimit të farës, duke shfrytëzuar edhe aftësitë e veta të përpunimit të farës, duke arritur standardet më të larta të cilësisë në farërat e prodhuara.  

Për më tepër, gjatë 20 viteve të fundit ne kemi zhvilluar programet tona kërkimore me rezultatet e mëposhtme:

1. Një përparim global në pambuk duke mbarështuar varietete pambuku me karakteristika supreme në cilësi, rendiment i lartë dhe maturim të hershëm, duke rezultuar në vlerë të shtuar për të gjithë zinxhirin e industrisë së pambukut.
2. Varietete të përmirësuara të jonxhës me kapacitet të lartë në rendiment dhe vlerë supreme ushqyese (përmbajtje e lartë e proteinave dhe tretshmëri nga kafshët).
3. Një gamë e gjerë e hibrideve të misrit të adaptuara në kushtet e rajonit me rendiment të lartë dhe tolerancë ndaj stresit të bimëve. 
4. Ne kemi zhvilluar një gamë të farërave të perimeve që synojnë posaçërisht nevojat e rajonit tonë me cilësi dhe karakteristika agronomike të avancuara.

Në vitin 2015, kompania:

Përfundoi një investim për prodhimin dimëror të fidanëve të perimeve dhe fidanëve të shartuar në Qëndrën e Prodhimit të Fidanëve në Greqinë e Jugut.

Themeloi një linjë të re të përpunimit të farës së misrit në fabrikën e përpunimit të farërave për kulturat e arave në Greqinë Qendrore.

Përfundoi një investim për përmirësimin e pajisjeve kërkimore të misrit në Stacionin Kërkimor në Bullgarinë e Veriut

Në vitin 2016 kompania planifikon investime të mëtejshme në fabrikën e përpunimit të farës për kulturat e arave në Greqinë qëndrore në mënyrë që të rritet kapaciteti i përpunimit të farës së jonxhës.

Kompania Golden West është pjesë e Spirou Group. Kompania mëmë është themeluar në Athinë në 1947 e cila fillimisht u angazhua me shitjen me pakicë të farërave, agrokimikateve, makinerive dhe mjeteve bujqësore, si dhe botimin e librave bujqësorë. Gjatë viteve 60, kompania u rrit në tregtinë e farërave duke prezantuar farat e para të perimeve hibride në tregun grek. Në vitet në vijim kompania zhvilloi sektorin e perimeve në Greqi dhe gjatë viteve 80, hyri në sektorin e bimëve të arave.

Në fillim të viteve 90, Golden West u zhvillua për të strehuar aktivitetet kërkimore të grupit, së pari me pambuk dhe më pas me misër dhe jonxhë. Në të njëjtën kohë kompania investoi në objektet e prodhimit të farës duke ndërtuar një infrastrukturë solide për zhvillimin e saj në të ardhmen.

Gjatë viteve të fundit, kompania ka zgjeruar aktivitetet e saj në rajonin e gjerë të Mesdheut , në Lindjen e Mesme, në Turqi, në Evropën Lindore dhe Ballkan dhe një listë të zgjeruar të shteteve të tjera.

Efikasiteti i lartë, investimet e vazhdueshme dhe fokusi ynë në zhvillimin e farës me cilësi të lartë dhe me vlera të shtuara, sigurojnë pozicionin tonë udhëheqës.
Ne mbetemi të përkushtuar ndaj vizionit tonë për të ofruar vlerë të shtuar në zinxhirin bujqësor dhe investojmë vazhdimisht drejt këtij drejtimi.

 

View here our company's presentation: 

Albanian

Bulgarian 

Fyrom

English

Romanian

Turkish

Ukrainian