Aktivitete

Aktivitete

Kompania Golden West është aktive në fushat e kërkimit dhe zhvillimit, prodhimin e farës dhe shpërndarjen e farërave të bimëve të arave dhe farërave të perimeve.

Produktet e Golden West shpërndahen në shtetet e rajonin të Mesdheut , të Evropës Jugore, të Afrikën Veriore, në Turqi, në Lindjen e Mesme, në Ballkan dhe së fundmi në Evropën Lindore dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

 

Farat e bimëve të arave

Ne zhvillojmë programe të shumimit të hibrideve të hershëm dhe të vona të misrit, varieteteve të pambukut dhe të jonxhës, si dhe një proces të zhvillimit të produkteve që siguron një rrjedhë të vazhdueshme të produkteve.

Programi i Mbarështimit të Pambukut filloi në fillim të viteve '90 në Greqi me synim rajonin e Mesdheut. Drejtimet kryesore të shumimit janë rendimenti i lartë, cilësi superiore e fibrave dhe maturim i hershëm. Kompania Golden West ka arritur të kombinojë me sukses të treja karakteristikat në gjeneratat e reja të varieteteve të reja të ashtu quajtura GOLDEN FIBER ( Fibrat e Arta).

Programi i Mbarështimit të Misrit filloi në fund të viteve '90 në SH.B.A. Deri në vitin 2005 programi u zhvendos nga SH.B.A. në rajonin dhe Bullgaria u bë qendra e aktiviteteve kërkimore për hibridet e hershme të misrit. Mbi 12.000 hibride të reja përfshihen çdo vit për vlerësim në rrjetin e provave. Në total mbi 150.000 parcela testimesh për rendiment vlerësohen çdo vit në Bullgari, Rumani, Hungari, Sllovaki, Moldavi, Ukrainë, Rusi, Greqi, Turqi dhe në një grup të zgjeruar të shteteve të tjera. Drejtimet kryesore të shumimit janë rendimenti i lartë dhe tolerancat ndaj stresit.

Programi i Mbarështimit të Jonxhës filloi menjëherë pas misrit, duke synuar rajonin e Mesdheut dhe fokusohet në varietetet me dormancë të ulët me aftësi të larta rendimenti dhe vlera ushqyese. Kohët e fundit Golden West zhvillon gjithashtu varietete të reja me dormanca të larta.

Kompania Golden West zhvillon prodhimin e farës në të gjithë globin me një listë në zgjerim të vendeve që përfshin SHBA, Australi, Turqi, Greqi, Rumani, Bullgari dhe shtete të tjera.

 

Farat e perimeve

Ne jemi duke zhvilluar programe Kërkimesh dhe Zhvillimesh (R&D) në bashkëpunim me Institute të Kërkimeve dhe me kompani Private, dhe me radhë kryejmë projekte testiminë mënyrë që të vlerësojmë varietetet e reja dhe të zgjedhim më të mirat prej tyre, të cilat përshtaten me kushtet specifike të tregjeve tona.

Kompania Golden West gjithashtu, themelon programe të prodhimit të farës në shumë shtete për prodhim fare me standarde të cilësisë së lartë të farërave të perimeve.

 

Vizion

Ne parashikojmë që kompania Golden West të zgjerojë aktivitetet e saj dhe të bëhet një lojtar i rëndësishëm në sektorin e bujqësisë në tregjet tona rajonale dhe të jetë në gjendje të ndikojë në teknologjinë bujqësore dhe në biznesin e tregjeve të sipërpërmendura.

Në Golden West, ne njohim përgjegjësinë që vjen sëbashku me zgjerimin tonë rajonal. Të gjitha aktivitetet tona karakterizohen nga standardet më të larta të aktiviteteve mjedisor, shoqëror dhe të biznesit.

Ne mbetemi të përkushtuar ndaj vizionit tonë për të ofruar vlerë të larta në të gjithë zinxhirin bujqësor dhe investojmë në mënyrë të qëndrueshme drejt këtij drejtimi.

 

View here our company's presentation:

Albanian

Bulgarian

English

Fyrom

Romanian

Turkish

Ukrainian